
VIZITA PESË-DITORE E PRESIDENTIT TË INSTITUTIT TË ZHVILLIMIT TË PILIOS NË SHQIPËRI
Vizitë pesë ditore në Shqipëri kryeu Presidenti i Institutit të Zhvillimit të Pilios z. Stergios Papaioannu me arsye të informojë partnerët mbi programin e Bashkimit Evropian që do të dorëzoj Institutit i Zhvillimit të Pilios në bashkëpunim me ATLANTIS SIMVULEFTIKI me temë :
<< PROMOVIMI I PËRDORJES SË VLERAVE KULTURORE PËR ZHVILLIMIN>>.
Në këtë program do të marin pjesë shtetet e mëposhtme:
Greqia, Italia, Austria, Sllovenia, Sllovakia, Hungaria, Ukraina, Moldavia, Rumania, Bullgaria, FYROM, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia.
Ditën e parë vizitoj Korçën dhe u takua me Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Korçë z. Theodhoro Ikonomu-Kamarino, me Mitropolitin e Korçës z. z. Ioanni, me Kryetarin e Qarkut të Korçës z. Ilia Milo, me Kryetarin e Dhomës së Tregëtisë Shqiptaro-Greke z. Vladimir Cepa, me Drejtorin e Agjencisë Rajonale të Zhvillimit z.Aurel Grabocka.
Ditën e dytë vizitoj Pogradecin dhe u takua me Kryetarin e Bashkisë z. Artan Shkembi, me Kryetarin e organizatës vullnetare Porta Evropiane e Qarkut Të Korçës z. Stavro Hasa.
Tre ditët e tjera vizitoj Tiranën dhe pati takim me Ambasadorin e Greqisë në Shqipëri z. Nikolao Pazio,me Përfaqësues të Kryiepiskopisë së Shqipërisë, me Nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës znj. Albana Dhimitri, me Konsulentin e Bizneseve profesor z. Prokopi Papagjika, dhe me Drejtorin e Universitetit Amerikan Të Tiranës z.Lulëzim Nareu.
Gjatë vizitës u nënshkruan protokolle bashkëpunimi për programet vullnetare që kryen Instituti i Zhvillimit të Pilios <<VARNALIS>> dhe <<LIONTAS>>.
© www.pilio.net - www.peliononline.gr - www.peliontroufa.gr - www.kalamos.org





















